Detaje të reja janë zbardhur nga seanca me dyer të mbyllura, e cila u mbajt sot për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin. Të dy akuzohen për dhunë ndaj Eduard Kuçit, ish-konkurrent i emisionit “Për’puthen”. Gjyqtarja ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për ta.
Në dëshminë e tij, Marku e ka práshtruar mbrojtjen duke thënë se veprimi i tij ishte i nxitur nga gjaknxehtësia dhe se Kuçi e kishte sharë familjen e tij. Ai ka shprehur: “Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin, vetëm në rrjetet sociale ku më ka sharë. E godita një herë me shpullë dhe i thashë të kërkojë falje për ofendimet ndaj familjes time.”
Nga ana tjetër, Kristjan Nikolli deklaroi se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Ai theksoi se municioni i gjetur në banesën e tij ishte i ndryshkur dhe i papërdorshëm. “Ajo natë isha në një dasmë dhe nuk isha në vendngjarje. Jozin e kam mik, e dinë të gjithë. Fishekët kanë qenë të ndryshkur dhe nuk e di se si ndodhën që ishin aty,” tha ai.
Be the first to comment