Një trend i ri po bën xhiron në rrjetet sociale, ku personazhet më të njohur të ekranit shqiptar kanë filluar të ndajnë imazhe të vetvetes siç do të dukeshin në vitet ’80.
Duke përdorur inteligjencën artificiale (AI) dhe platforma si ChatGPT, artistët po publikojnë fotografi me flokë voluminozë dhe veshje lëkure, duke sjellë stilin karakteristik të asaj periudhe. Emra të njohur si Ronela Hajati, Egli Tako, Alaudin Hamiti, Anxhela Peristeri, Jonida Maliqi dhe Sasa Hoda kanë ndarë pamjet e tyre retro me ndjekësit.
Dhurata dhe Egli shprehen me humor se ndihen sikur kanë lindur në dekadën e gabuar, ndërsa Ronela e krahasoi pamjen e saj me fotot e nënës nga ajo kohë.
Edhe personazhe të tjerë të njohur janë përfshirë në këtë dukuri. Një editim viral me AI i Kiara Titos dhe Luiz Ejllit tërhoqi menjëherë vëmendjen e moderatores, e cila e ripublikoi në profilin e saj.
Jonida Maliqi iu bashkua këtij trendi, duke inkurajuar ndjekësit të provojnë të njëjtën gjë.
Opsioni “Add yours” në Instagram, me thirrjen për të pyetur ChatGPT se si do të dukeshit në vitet ’80, ka arritur mbi 2.2 milionë përdorues në mbarë botën, duke e bërë këtë eksperiment vizual një nga më të klikuarit e muajit.
Be the first to comment