Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ku diskutoi disa nga deklaratat e saj virale në media dhe aspekte të tjera të jetës së saj.
Ajo shprehu se përveç aspekteve që njerëzit mund të dinë për të, një nga karakteristikat më të rëndësishme është se nuk është një vajzë që ndokush mund ta ëndërrojë për ta patur vetëm si objekt.
“Unë do të bëj marrëdhënie seksuale vetëm me burrin tim,” theksoi Kleoniki. Ajo zbuloi se, megjithëse nuk e ka gjetur ende partnerin e duhur, ka pasur lidhje në të kaluarën.
Për të përmendur cilësitë që një djalë duhet të ketë për ta tërhequr, Kleoniki theksoi se është e rëndësishme që ai të ketë një qëllim të qartë dhe vlera të forta për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme. Sipas saj, lidhjet shpesh ndodhin me dëshira të pastër, por ndonjëherë përfundojnë në ndarje.
Ajo shpjegoi se ajo dëshiron që partneri i saj ta shohë përtej aspektit fizik dhe ta vlerësojë si një femër me të cilën do të dëshironte të ndante jetën.
Be the first to comment