Dhjetëra, madje qindra motoristë, u mblodhën për të nderuar kujtimin e Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.
Në një atmosferë të ngarkuar me dhimbje, ata shprehën ngushëllime për familjen e tij dhe e përcollën atë në banesën e fundit. Prania e shumtë e motoristëve tregoi nivelin e respektit dhe miqësisë që Laurent kishte ndërtuar gjatë jetës së tij.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ndodhi mes një veture dhe motoçikletës me të cilën po udhëtonte Laurent Krasniqi. Ai pësoi lëndime të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë në Emergjencën e QKUK-së, nuk arriti të mbijetojë.
Be the first to comment