Ish-fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, boksieri Drilon Rama, ka bërë një shfaqje interesante në Instagram së fundmi, duke ftuar në duel një tjetër boksier.
Në disa prej postimeve të tij, ai pëlqen të përdorë shprehje sfiduese dhe duket teksa nxeh grushtat, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm për sfidë.
Këto ditë, Driloni është shfaqur më energjik dhe i gjallë në rrjetet sociale. Kjo anë e tij nuk ishte aq e evidentuar gjatë qëndrimit në “BBVK”, ku e shihnim më të përmbajtur.
<
Tani, ai po e shfaq më qartë anën e tij sportive dhe konkurruese përmes postimeve të tij online.
Be the first to comment