Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Shtatzëninë e romantizojnë shumë”, Sara tregon sfidat në pritjen e ëmbël

“Shtatzëninë e romantizojnë shumë”, Sara tregon sfidat në pritjen e ëmbël

Sara Gjordeni, e cila është në pritje të ëmbël për herë të dytë, ka ndarë një mesazh të sinqertë dhe sensibilizues me ndjekësit e saj.

Bardhi dhe Sara, prindër të vajzës Nea, po përgatiten të zgjerojnë familjen. Megjithatë, kjo periudhë po shoqërohet me sfida shëndetësore për Sarën. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka treguar se po përballet me shqetësime kardiake gjatë kësaj kohe.

Sara ka theksuar se shtatzënia shpesh romantizohet, duke lënë pas dore vështirësitë reale që nënat e reja përballen, të cilat ndikojnë negativisht në gjendjen e tyre psikologjike. Ajo ka shprehur dëshirën që më shumë gra dhe vajza të flasin hapur për problemet që hasin gjatë shtatzënisë.

<

“Unë momentalisht po përballem me shqetësime kardiake,” ka shkruar ajo. “Nuk është aspak e lehtë, por për vogëlushën time gjithçka ia vlen.”

Në përfundim, Sara ka ofruar kurajë për të gjitha gratë që mund të ndihen të ngjashme me të, duke theksuar rëndësinë e pushimit dhe mirëkuptimit gjatë kësaj periudhe. “Mos u demoralizoni, 90% e simptomave largohen pas lindjes. Pushojeni veten dhe kujdesuni për shëndetin tuaj,” ka përfunduar ajo.

Ky mesazh shërben si një kujtesë të vlefshme për të gjitha nënat e reja për të pranuar vështirësitë dhe për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement