Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tragjike: Gjyshja e harroi në veturë për 8 orë, vajza 10-muajshe vdes nga nxehtësia

Tragjike: Gjyshja e harroi në veturë për 8 orë, vajza 10-muajshe vdes nga nxehtësia

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Madisonville, Kentucky, ku një foshnje 10-muajshe ka humbur jetën. Ajo dyshohet se ka qëndruar e lënë në veturë për rreth tetë orë, në kushte të temperaturave jashtëzakonisht të larta.

Vogëlushja, e emërtuar Scottie Gwyn Crowel, u gjet në ulësen e pasme të automobilit të gjyshes së saj. Gjyshja kishte planifikuar ta dërgonte në çerdhe para se të fillonte punën.

Temperaturat kishin arritur rreth 35°C, ndërsa brenda veturës ato raportohet se kishin tejkaluar 46°C. Alarmi u ngrit kur babai i vajzës shkoi ta merrte në çerdhe dhe vuri re se ajo nuk ishte dërguar fare. Gjyshja, e cila kishte shkuar drejtpërdrejt në punë, u kthye menjëherë në veturë, por ishte tepër vonë.

Policia ka tentuar ta reanimonte foshnjën, por ajo fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Në këtë moment, nuk është ngritur asnjë akuzë, por autoritetet po hetojnë rastin. Hetuesit kanë njoftuar se mund të kërkohen akuza nëse hetimi tregon rrethanat dhe përgjegjësinë lidhur me vdekjen e foshnjës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement