KB Trepça ka njoftuar se Anes Gashi do të vazhdojë sezonin në formë huazimi te KB Rahoveci. Gashi do të mbetet lojtar i skuadrës Trepça, ndërsa huazimi te Rahoveci pritet t’i ofrojë mundësi për më shumë minuta dhe përvojë në parket.
Në të njëjtën kohe, klubi ka bërë të ditur se Burim Zekiqi do të mbajë shiritin e kapitenit të skuadrës. Klubi mitrovicas u ka uruar suksese Gashit në këtë periudhë të re, ndërsa Zekiqit në detyrën e tij si kapiten.



















You must be logged in to post a comment Login