Kosova renditet e para në botë përsa i përket numrit të lojtarëve Level 10 në Counter-Strike, duke e vlerësuar këtë statistike në raport me popullsinë e saj.
Sipas të dhënave të fundit nga FACEIT, Kosova ka arritur të ketë 228 lojtarë Level 10 për çdo 100,000 banorë. Kjo e lë pas Finlandën me 92 lojtarë dhe Danimarkën me 90.
Level 10 përfaqëson nivelin më të lartë të sistemit konkurrues të FACEIT, ndërsa lojtarët më të talentuar kanë mundësinë të arrijnë statusin Challenger.
Kjo statistikë ilustron potencialin e madh të Kosovës në lojën Counter-Strike, veçanërisht pas suksesit të ekipit kosovar Bad News Eagles në turnetë ndërkombëtare të vitit 2022.



















You must be logged in to post a comment Login