Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, dy adoleshentë të plagosur rëndë

Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, dy adoleshentë të plagosur rëndë

Autoritetet kanë njoftuar se dy adoleshentë janë plagosur rëndë pas një sulmi me shpatë që ndodhi në një shkollë të mesme në Suedi.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Brinell” në Fagersta, ku policia u thirr pak pas orës 14:00 me orën lokale (13:00 BST) të së premtes. Forcat e policisë arrestuan një burrë në lidhje me incidentin, sipas raportimeve nga BBC, siç transmeton klankosova.tv.

Gjatë sulmit, një person i tretë gjithashtu u plagos, por ende nuk është konfirmuar shkalla e lëndimeve të tij. Mediat lokale raportojnë se i dyshuari është qëlluar në këmbë nga policia.

Pas incidentit, tetë shkolla të tjera në zonë iu nënshtruan masave të izolimit, të cilat tani janë hequr. Në rajonin e Vastmanlandit, gjithashtu është shpallur gjendje alarmi të lartë pas sulmit.

Policia ka siguruar publikun, duke thënë se aktualisht nuk ka rrezik për ata.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement