Don Shtjefni ka theksuar të drejtën e komunitetit katolik në Vushtrri për të ushtruar fenë, pavarësisht numrit të besimtarëve që e përbëjnë atë. Në emisionin “Kosova Today”, ai shprehu mendimin se nuk është e nevojshme që komuniteti të arrijë në qindra anëtarë për të garantuar të drejtën e praktikimit të besimit.
Ai tha se, “Nuk do të thotë që të bëhen 500 për të filluar pastaj ta praktikojnë fenë ose për të zbatuar të drejtat e njeriut. Ato janë të pranishme. Nëse është edhe një besimtar, atëherë ai ka të drejtën ta ushtrojë lirinë e fesë së tij.” Shtjefni theksoi se s’duhet të pritet që numri të arrijë në 500 apo 1,000 për të garantuar të drejtat.
Ai përmendi se në Kushtetutën tonë janë pranuar vlerat dhe standardet perëndimore, duke përfshirë të drejtat e njeriut. “Çdokujt duhet t’i mundësohet dhe t’i garantohet e drejta për ta praktikuar besimin e tij ose të saj,” përfundoi ai në intervistën e tij në Klan Kosova.
Ndiqni diskutimin e plotë.



















You must be logged in to post a comment Login