Vetëm disa ditë pas publikimit të këngës së saj më të re, Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit disa pamje të reja nga prapaskenat e projektit.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ajo shfaqet elegante dhe plot ngjyra, duke u veshur me një fustan të gjelbër, teksa pozon në një ambient buzë detit.
Skenografia verore dhe atmosfera relaksuese i japin fotografive një dimension të veçantë, duke ofruar pamje nga realizimi i projektit të saj më të fundit.
Krahas imazheve, Luana ka zgjedhur një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “Edhe sa vera me t’prit?”.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar pozitivisht ndaj pamjeve të reja të artistes.
Ndërkohë, Luana vazhdon të ndajë gradualisht momente nga puna dhe prapaskenat e projektit të saj të ri, duke mbajtur të gjallë kureshtjen e fansave për atë që ka përgatitur këtë verë.



















You must be logged in to post a comment Login