Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Sot do të mbushje një vjeç, ushtari im – mbreti im

Sot do të mbushje një vjeç, ushtari im – mbreti im

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale për djalin e tij të porsalindur, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

Në ditën kur i vogli do të festonte ditëlindjen e tij të parë, artisti zgjodhi ta kujtojë atë me një ilustrim të një foshnjeje me krahë engjëlli, të shoqëruar me një mesazh të ndjerë për mungesën e tij.

Në dedikimin e tij, të publikuar në anglisht, Marin shprehu dhimbjen e vazhdueshme që ndjen ai dhe bashkëshortja e tij, Alba. Ai theksoi se kujtimi i të birit mbetet i gjallë çdo ditë.

“Sot do të mbushje 1 vjeç, ushtari im, mbreti im! Nuk ka pasur asnjë ditë që nuk të mendojmë dhe nuk e çmojmë atë që ishe dhe je për ne. Deri herën tjetër kur babi dhe mami të të shohin, të duam përgjithmonë, engjëlli im,” shkroi reperi.

Ky postim vjen si një kujtim i veçantë në një ditë që për familjen e tij do të duhej të ishte festë, por që tashmë shënon një tjetër përvjetor të dhimbshëm të humbjes.

Marin dhe Alba kanë zgjedhur ta mbajnë jetën e tyre familjare larg vëmendjes së publikut, ndaj ky dedikim i rrallë ka prekur ndjekësit e artistit. Çifti janë gjithashtu prindër të tre vajzave, ndërsa humbja e djalit të tyre mbetet një nga momentet më të dhimbshme në jetën e familjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement