Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mastantuono zbulon pse zgjodhi Fiorentinën: ‘Zgjedhja e duhur për karrierën time’

Mastantuono zbulon pse zgjodhi Fiorentinën: ‘Zgjedhja e duhur për karrierën time’

Franco Mastantuono ka ndarë mendimin e tij rreth vendimit për t’u bashkuar me Fiorentinën në huazim nga Real Madridi. Ai thekson se projekti i skuadrës Viola dallohej nga të gjitha opsionet e tjera që shqyrtoi këtë verë.

Në një konferencë për shtyp të premten, argjentinasi u shpreh shumë i emocionuar, sipas raportimeve nga Football Italia.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem te Fiorentina, e cila më ofroi një projekt të vërtetë interesant. Mendoj se ishte zgjedhja e duhur për karrierën time dhe jam i gëzuar që e bëra këtë,” tha ai.

Duke veshur fanellën me numrin 30, Mastantuono dha detaje rreth realizimit të transferimit prapa skenave.

“Pata një bisedë shumë të ngrohtë me Realin dhe vendosa të largohem nga Madridi. Më pas, shqyrtova shumë oferta, por projekti i Fiorentinës më bemë më shumë përshtypje se çdo gjë tjetër dhe mora vendimin tim një javë para njoftimit. Do të doja shumë ta shkruaja emrin tim në historinë e këtij klubi,” përfundoi ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement