Ish-banorja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, duket se ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ka lënë të kuptohet se nuk është më e vetme, por po përjeton një lidhje të re dashurie. Bukuroshja ndau me ndjekësit një imazh me mbishkrimin “Zemra ime është plot dashuri”, i shoqëruar me një zemër të kuqe.
Një detaj që ka ndjellë kureshtjen e të gjithëve është shkronja “L” që ajo ka vendosur në fund të postimit, duke sugjeruar se emri i partnerit të saj fillon me këtë iniciale.
Megjithatë, Dolce ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e personit fatlum që i ka rrëmbyer zemrën, duke u mjaftuar vetëm me këtë informacion.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse ajo do të vazhdojë të ruajë privatësinë e jetës së saj personale apo do të ndajë më shumë detaje mbi këtë romancë.



















You must be logged in to post a comment Login