Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon me qetësi dhe shkëlqim pas thashethemeve mbi ndarjen e saj nga Ledri Vula. Dyshimet për përfundimin e marrëdhënies u rritën kur të dy artistët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Në paraqitjet e saj të fundit, Xhensila është shfaqur e kuruar dhe e mbushur me energji, duke dëshmuar se i kushton vëmendje vetes dhe karrierës. Pamja e saj unike dhe shkëlqimi që e karakterizon tregojnë se ndarja nuk e ka penguar të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes.
As Xhensila dhe as Ledri nuk kanë dhënë një konfirmim të drejtpërdrejtë për fundin e raportit të tyre. Megjithatë, mediat kanë raportuar prej muajsh për afrimin dhe më pas krisjen e tyre.



















You must be logged in to post a comment Login