Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

A ka lidhje armatimi i ekspozuar sot në veri me vrasjet e shqiptarëve? Flasin Hoxha e Sveçla

A ka lidhje armatimi i ekspozuar sot në veri me vrasjet e shqiptarëve? Flasin Hoxha e Sveçla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka shprehur dyshime lidhur me arsenaline e armatimit të zbuluar të enjten në pjesën veriore. Ai sugjeroi se ky arsenal mund të jetë i lidhur me vrasjet masive që kanë ndodhur në zonën e Zubin Potokut.

Hoxha theksoi se këto dyshime duhet të verifikohen në laboratorët e Kosovës, dhe, nëse është e nevojshme, edhe jashtë vendit. “Këto janë dyshimet tona se disa nga armët mund të jenë përfshirë në rastin e vrasjes masive të grupit të intelektualëve. Kjo do të verifikohet nga laboratorët e Kosovës, dhe, në rast nevoje, ndoshta edhe jashtë,” u shpreh Hoxha.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi se i gjithë armatimi do t’i nënshtrohet ekzaminimit nga Agjencia Kosovare e Forenzikës. Ai deklaroi: “E kam urdhëruar Agjencinë Kosovare të Forenzikës që t’i japë prioritet këtij ekzaminimi. Pas konferencës, armatimi do të dërgohet te Forenzika, ku, në bashkëpunim me policët e angazhuar në hetim, do të punohet me urgjencë. Kur të kemi informata të besueshme, Policia do të marrë masat e nevojshme për hetim dhe për ndëshkimin e atyre që janë të përfshirë në këtë masakër.”

Ai shtoi se përpjekjet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit dhe arrestimin e të gjithë përgjegjësve për vrasjet gjatë luftës në Kosovë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement