Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 gusht, do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Gjatë kësaj konference, pritet të jepen detaje në lidhje me operacionet e zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.
Sipas informacionit të publikuar nga policia, gjatë këtyre operacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme armësh, municioni, uniformash dhe dëshmish të tjera relevante. Këto materiale do të ekspozohen përpara gazetarëve.
Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka siguruar pamjet nga armët që janë konfiskuar gjatë operacioneve të policisë.



















You must be logged in to post a comment Login