Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ra në kontakt me tensionin elekrik, vdes punëtori i KEK-ut

Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Emshir të Prishtinës

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Sipas informacioneve të para, gjatë transportimit dhe zhvendosjes së kabllove 6 kV, ai dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik.

Pas ngjarjes, KEK-u njoftoi se janë ndërmarrë menjëherë veprime emergjente dhe Ahmeti është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit.

<

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka arritur të mbijetojë nga lëndimet e marra.

Korporata Energjetike e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, si dhe për të afërmit dhe kolegët e tij. “KEK-u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin,” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, organet kompetente kanë nisur trajtimin e rastit, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit pritet të sqarohen përmes procedurave përkatëse.

Në fund, KEK-u ka dërguar një mesazh për të ndjerin: “I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbenitin.”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement