Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në sulmet e fundit ruse në kryeqytetin e Ukrainës.
Sipas autoriteteve ukrainase, këto sulme, që ndodhën gjatë natës, goditën blloqet e apartamenteve dhe depo të ndryshme në të gjithë qytetin. Ndërkohë, një spital për fëmijë dhe një shkollë gjithashtu pësuan dëmtime të konsiderueshme.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilesoi këtë humbje jete si pasojë të mungesës së raketave të mbrojtjes ajrore, duke theksuar situatën e vështirë me të cilën po përballen forcat ukrainase.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko, theksoi nevojën urgente për municione dhe sisteme anti-raketash, si dhe për mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë për të përballuar këtë krizë.
Përveç viktimave, dhjetëra persona janë plagosur nga sulmet. Aktualisht, po vazhdojnë përpjekjet për sanimin e dëmeve dhe pastrimin e gërmadhave që kanë mbetur pas këtyre sulmeve.



















You must be logged in to post a comment Login