Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rasti i fajdesë në Prizren, kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit

Rasti i fajdesë në Prizren, kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për tre të dyshuar: Fadil Selimi, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani. Ata akuzohen për tri vepra penale, të cilat përfshijnë “Fajdeja”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.

Kjo informatë është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj. Ai sqaroi se kërkesa për paraburgim është regjistruar rreth orëve të mesnatës. Seanca ndaj të akuzuarve ka nisur në orën 10:00, dhe Lekaj theksoi se pritet që gjyqtarja të vendosë për masat ligjore brenda afatit të caktuar.

Është e rëndësishme të theksohet se personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement