Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Për 24 orë: 35 vatra zjarri në Shqipëri, pesë mbeten ende aktive

Për 24 orë: 35 vatra zjarri në Shqipëri, pesë mbeten ende aktive

Në Shqipëri, vazhdojnë përballjet me zjarret që kanë përfshirë disa rajone për disa ditë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, prej të cilave 5 janë ende aktive dhe 3 janë nën kontroll.

Për shuarjen e flakëve, janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse. Po ashtu, Forcat e Armatosura po ofrojnë mbështetje me 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

<

Një njoftim i fundit tregon se në zonën e Pukës, një familje është evakuuar për shkak të zjarrit që ka rrezikuar shtëpinë e tyre.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vazhdon të monitorojë situatën në të gjithë territorin, duke u koordinuar ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale janë të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje aty ku është e nevojshme, me prioritet mbi mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement