Policia ka filluar hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi gjatë një kontrolli në një automjet në Vërmicë u gjetën 29 mijë e 200 euro.
Sipas raportit policor, kontrollet u zhvilluan kur njësiti policor, gjatë patrullimit pranë liqenit, vërejtën një automjet të drejtuar nga një individ.
Gjatë kontrolleve të kryera në automjet, zyrtarët e policisë gjetën një zarf me para.
Për këtë rast është njoftuar prokurori, dhe hetimet po vazhdojnë nga njësitet kompetente të policisë.



















You must be logged in to post a comment Login