Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave pas zhvillimeve të fundit politike.
Në emisionin “Jehona Politike”, Kadrijaj njoftoi se protesta do të organizohen nëse institucionet nuk formohen. Ajo theksoi: “Nëse nuk konstituohet Kuvendi, nëse nuk formohet Qeveria, nëse vendi shkon në zgjedhje…”
Deputetja akuzoi partinë në pushtet për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ajo shtoi se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po e interpretojnë Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës sipas interesave të tyre.
“Kurti dhe LVV e llogarisin datën e fundit dhe interpretimin në mënyrë që iu përshtatet,” deklaroi Kadrijaj, duke theksuar se ata po e konsiderojnë periudhën 30 ditore nga fillimi i procesit të konstituimit.



















You must be logged in to post a comment Login