Modelja e njohur, Afrona Dika, ka publikuar një tjetër pamje të saj në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me dukjen e saj gjatë shtatzënisë.
Ajo ka pozuar para pasqyrës, duke theksuar barkun e saj të rrumbullakosur dhe duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga kjo periudhë.
Afrona është në pritje të ëmbël dhe ka vendosur ta mbajë identitetin e partnerit të saj të rezervuar. Ajo nuk ka zbuluar shumë detaje rreth lidhjes, duke preferuar të shijojë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes së publikut.
Së shpejti, Afrona dhe partneri i saj do të bëhen prindër për herë të parë. Ajo po shijon ditët e saj të shtatzënisë, duke ndarë herë pas here momente të bukura me ndjekësit.



















You must be logged in to post a comment Login