Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjenden eshtrat e 23 individëve në Zubin Potok

Gjenden eshtrat e 23 individëve në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka njoftuar se gjatë gërmimeve dhe ekshumimeve në Zubin Potok janë gjetur mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 individëve.

Sipas një komunikate të përbashkët, gjetja ka qenë e konfirmuar të mërkurën nga ekipet e mjekësisë ligjore. Identifikimi i plotë i mbetjeve do të realizohet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse.

Në komunikatë theksohet: “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, njofton opinionin publik se, në kuadër të veprimeve të gërmimit dhe ekshumimit në rastin në Zubin Potok, është konfirmuar gjetja e mbetjeve kockore. Gjatë këtyre veprimeve, ekipet e Institutëit të Mjekësisë Ligjore kanë identifikuar mbetje kockore, të cilat dyshohet se u përkasin së paktën 23 individëve.”

Aktualisht, për këtë rast po hetohen tre persona, J.R., M.J. dhe M.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Të tre ndodhen në paraburgim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement