E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi mund të ndryshojë, pavarësisht se futbollisti kosovar ka ende një kontratë aktive me klubin nga Stambolli.
Mediat turke, përfshirë “Milliyet”, raportojnë se vendimi për të qëndruar ose jo mund të ndikojë nga lëvizjet që Besiktasi planifikon të bëjë gjatë afatit kalimtar. Klubi turk është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të një lojtari tjetër për krahun e djathtë të sulmit, një pozite ku aktualisht ka disa futbollistë të huaj.
Në rast se ky transferim realizohet, Besiktasi do të kishte tre lojtarë të huaj që konkurrojnë për të njëjtin rol, gjë që mund ta vendoste Rashicën në një pozitë të rrezikuar. Sipas “Milliyet”, drejtuesit e klubit kanë një vlerësim pozitiv për Vaclav Cernyn, i cili është konsideruar si një nga alternativat kryesore për këtë repart.
Nëse Besiktasi vazhdon të forcojë krahun e djathtë, mundësia që Rashica të largohet nga klubi do të bëhej edhe më konkrete. Aktalisht, ai ka edhe një vit të mbetur në kontratë me Besiktasin. Gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, Rashica ka regjistruar 119 paraqitje, duke shënuar 13 gola dhe duke kontribuar me 25 asistime.



















You must be logged in to post a comment Login