Mjeku Donjet Bislimi ka arritur një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale dhe akademike, duke mbrojtur me sukses doktoratën në Universitetin “Comenius” të Bratislavës.
Origjinë nga Prekazi dhe i lindur në Gjermani, Bislimi është gjithashtu i lidhur ngushtë me Mitrovicën. Tashmë ai mban titullin Dr. Donjet Bislimi, MD, PhD, si specialist në Shëndetësinë Publike.
Karriera akademike e Bislimit është e pasur, përfshirë gjashtë vite studimesh në Mjekësi, katër vite specializim në Shëndetësi Publike, si dhe trajnime në Epidemiologjinë e Terrenit, përkatësisht katër vite të tjera për studimet doktorale.
Pas mbrojtjes së doktoratës, ai shprehu emocionet e tij për këtë arritje, duke e dedikuar suksesin familjes së tij dhe duke theksuar vazhdimësinë e misionit të tij për të shërbyer vendit dhe qytetarëve. “Një kapitull i rëndësishëm përmbyllet sot dhe misioni vazhdon,” shkroi ai.
Me më shumë se një dekadë përkushtim ndaj profesionit dhe shërbimit publik, titulli i doktorit të shkencave i shtohet karrierës së tij të ndërtuar me mund, përkushtim dhe arritje akademike.



















You must be logged in to post a comment Login