U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në një takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të presidencës, bisedimet u përqendruan në zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e dialogut politik dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje nga ngërçi aktual institucional. Qëllimi është formimi sa më i shpejtë i institucioneve, në përputhje me rendin kushtetues, për të përparuar si vend.
Presidentja Haxhiu gjithashtu vlerësoi mbështetje e vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar për Kosovën, duke theksuar rolin e saj si partner të rëndësishëm për vendin tonë.
Be the first to comment