Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Camilla rrëfen për herë të parë: Ishte e vështirë të mbaja sekret sëmundjen e Charles

Camilla rrëfen për herë të parë: Ishte e vështirë të mbaja sekret sëmundjen e Charles

Mbretëresha Camilla ka ndarë për herë të parë vështirësinë emocionale që ka përjetuar kur duhej të mbante të fshehtë diagnozën e kancerit të bashkëshortit të saj, Mbretit Charles.

Në një film të realizuar për përvjetorin e 30-të të organizatës bamirëse Maggie’s, Camilla shprehu se mezi priste ta ndante këtë lajm, por nuk mundej sepse nuk ishte momenti i duhur, sipas raportimeve nga Sky News.

Ajo gjithashtu kujtoi periudhën e vështirë për bashkëshortin e saj, duke theksuar se Charles vazhdoi të punonte pavarësisht trajtimit, duke e konsideruar këtë si mënyrën e tij për të përballuar sëmundjen.

“Mezi prisja ta nxirrja nga vetja, por sigurisht që nuk mundesha,” theksoi Camilla, duke folur për momentin kur diagnoza ende nuk ishte bërë publike, sipas Klankosova.tv.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement