Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bill Clinton feston 80-vjetorin e lindjes

Bill Clinton feston 80-vjetorin e lindjes

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, sot feston 80-vjetorin e lindjes. Clinton, i lindur më 19 gusht 1946 në Arkansas, shërbeu si presidenti i 42-të i vendit nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Pas përfundimit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai vazhdoi angazhimin publik përmes Clinton Foundation, organizatë që fokusohet në shëndetin publik, zhvillimin ekonomik dhe çështje globale.

Për shqiptarët e Kosovës, emri i Bill Clinton mbetet i paharruar. Kontributi dhe vendosmëria e tij në vitin 1999 për të ndaluar represionin ndaj popullit të Kosovës do të kujtohen me mirënjohje nga brezi në brez.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement