Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Opozitarizmi i PDK-së përplas analistët (VIDEO)

Opozitarizmi i PDK-së përplas analistët (VIDEO)

Opinionistja Anita Shabani ka shprehur kritikë ndaj mënyrës se si Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ushtruar rolin e saj si opozitë në periudhën e fundit. Ajo theksoi se PDK nuk ka arritur të tërheqë vëmendjen e duhur të publikut për çështjet që ka ngritur.

Durante emisionit “Jehona Politike” në Klan Kosova, Shabani u shpreh e shqetësuar se pret një mobilizim më të madh nga subjektet opozitare, veçanërisht nga PDK dhe Aleanca. Ajo e vlerësoi Aleancën si më konsistente në kërkesat e saj.

“PDK-ja nuk ka ditur të krijojë opozitë të mjaftueshme që të tërheqë vëmendjen e publikut mbi çështjet që ata po i ngrenë,” deklaroi Shabani.

Gazetari Shkumbin Kajtazi theksoi se PDK-ja duhet të jetë e kujdesshme në zhvillimin e aksioneve të saj opozitare. Ai përmendi përvojën e protestave të mëparshme, duke nënvizuar se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte organizuar protestat edhe në periudha të rrezikshme.

Në anën tjetër, opinionisti Azdren Shala ngriti një pyetje të rëndësishme: A janë protestat e fundit të PDK-së fillimi i një angazhimi më të fortë opozitar, apo fundi i një cikli të tillë?

“E kam pas shqetësim a është fillimi apo është fundi ky i protestave të PDK-së. Nëse është fillimi, komplimente, duhet që të radikalizojnë opozitën. Po ashtu, cili është qëllimi i opozitës? A do të vijë ajo në pushtet? Vetëvendosja është treguar e suksesshme me aksionet e saj. Pas 10 vjetësh opozitarizmi, ata arritën pushtet. A pritet që PDK të ketë sukses brenda tri ditëve?” u shpreh Shala.

Ndiqni diskutimin në vazhdim për më shumë informacion.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement