Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zagorë e Vushtrrisë: Kisha niset pa leje, protestojnë banorët (VIDEO)

Zagorë e Vushtrrisë: Kisha niset pa leje, protestojnë banorët (VIDEO)

Në fillim, ishte vendosur vetëm guri i themelit.

Në Zagorë të Vushtrrisë, kishte një plan për ndërtimin e kishës Shën Flori dhe Shën Lauri. Megjithatë, ky projekt i Lëvizjes për Rikthim ka hasur në kundërshtimin e banorëve të fshatrave Zagorë, Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Samadrexhë.

Banorët organizuan një protestë të martën në orën 6 të mëngjesit, kundër ndërtimit të kësaj kishe, të cilën e cilësojnë si përçarëse dhe politike. Sipas tyre, në këtë zonë nuk ka pasur kurrë besimtarë katolikë. Ata besojnë se, nëse do të kishte besimtarë, qasja do të ishte më miqësore.

<

Për këtë çështje, ka ndërhyrë edhe Inspektorati i Komunës, i cili njofton se nuk ka pranuar kërkesë për leje ndërtimi. Gjithashtu, dioqeza Prizren-Prishtinë ka reaguar, duke e cilësuar këtë vendim si jo kushtetues, jo ligjor dhe të padrejtë.

Një kodër, ku tani ndodhet vetëm guri përkujtimor për dy martirët katolikë, po mbahet nën mbikëqyrje nga ekipet e njësisë speciale për të shmangur ndonjë incident mes palëve. Ndërkohë, atyre që mbështesin ndërtimin e kishës u është ndaluar qasja në atë zonë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement