Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Meta përballet me gjyqin për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

Meta përballet me gjyqin për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

Meta, kompania që menaxhon Facebook dhe Instagram, po përballet me një proces gjyqësor në Shtetet e Bashkuara. Ajo ndodhet nën akuzat për shkeljen e ligjeve federale dhe shtetërore që mbrojnë privatësinë e fëmijëve.

Sipas raportimeve nga BBC, kompania akuzohet se ka dizajnuar platformat e saj në mënyrë që të krijojnë varësi te të rinjtë. Po ashtu, ajo dyshohet se ka shkelur normat që rregullojnë mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve.

Katër shtete amerikane përgatiten të kërkojnë miliarda dollarë dëmshpërblim nga Meta si pasojë e këtyre akuzave. Procesi gjyqësor është rezultat i një padie të ngritur në vitin 2023 nga 29 shtete amerikane, të cilat pretendojnë se kompania ka shkelur ligjet për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve.

<

Shtetet e përfshira kërkojnë gjithashtu ndryshime në platformën e Facebook-ut dhe Instagram-it, si dhe në mënyrën e shfaqjes së numrit të pëlqimeve dhe funksionin e “scroll”-imit pa fund.

Prokurori i Përgjithshëm i Kentuckyt, Russell Coleman, e ka cilësuar këtë rast si “padinë më të madhe për mbrojtjen e konsumatorit në historinë amerikane”.

Nga ana e saj, Meta ka shprehur kundërshtinë e fortë ndaj akuzave, duke theksuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për mbështetje dhe mbrojtje të të rinjve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement