Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kriza energjetike, Gjini: A duam t’i ngjasojmë Evropës apo vendeve të botës së tretë?

Kriza energjetike, Gjini: A duam t’i ngjasojmë Evropës apo vendeve të botës së tretë?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisjes aktuale, veçanërisht për politikat në sektorin energjetik. Ai akuzon qeverinë për dështim në sigurimin e prodhimit të energjisë vendore.

Gjini ka theksuar projektet energjetike “Kosova C” dhe atë me kompaninë “ContourGlobal”, duke pohuar se Aleanca ishte e vetmja forcë politike që reagoi fuqishëm ndaj anulimit të tyre. Ai shprehu shqetësimin se, pas anulimit të projektit “Kosova C”, shumica e partive të tjera mbetën të heshtura.

“Kur është anuluar projekti energjetik ‘Kosova C’, vetëm Aleanca ka reaguar shumë fuqishëm. Të tjerët e kanë mbyllur gojën, kush e di se pse?!”, ka shkruar Gjini.

Ai theksoi se situata e ngjashme ka ndodhur edhe pas prishjes së marrëveshjes me “ContourGlobal”, ku sërish reagimi i vetëm ka ardhur nga Aleanca.

Gjatë deklaratave të tij, Gjini kritikoi mënyrën e menaxhimit të qymyrit dhe energjisë elektrike. Ai theksoi se Kosova po shet qymyr dhe më pas detyrohet të blejë energji në çmime shumë më të larta.

“Tani shesim qymyr e blejmë energji, madje 100 fish më shtrenjtë”, ka theksuar ai.

Kryetari i Aleancës lidh këtë situatë me modelin e qeverisjes në vendet më të varfra. Ai theksoi se kjo dukuri është karakteristikë e vendeve të prapambetura, që shpesh klasifikohen si vende të botës së tretë.

“Dhe pa asnjë dyshim, kjo nuk ndodh ngaqë njerëzit atje janë të këqij, por sepse qeveritë e tyre janë të dëmshme dhe të korruptuara”, ka shtuar ai.

Në përfundim, Gjini paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet edhe më tej. “Po duket se ende asgjë nuk kemi parë. Ky është karakteri i qeverisjes që 6 vite. Dhe as nuk iu vjen turp!”, ka mbyllur ai reagimin e tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement