Neda Balluku ka ndarë një rrëfim tejet të sinqertë në rrjetet sociale, ku ka kërkuar falje publike ndaj ndjekësve për perceptimin që ka krijuar rreth jetës së saj familjare.
Përmes një postimi të gjatë, ajo ka pranuar se për një periudhë të gjatë ka prezantuar një imazh të një martese ideale, ndërsa realiteti pas kamerave ishte ndryshe. Ajo shprehet: “Mbase gënjeva”, duke sqaruar se ato nuk kanë qenë gënjeshtra të qëllimshme, por një kërkesë e brendshme për të besuar se kishte arritur të ndërtonte diçka të bukur.
Neda thotë se përmes përmbajtjes që publikonte, ka lejuar të kuptohet më shumë se sa ka treguar të vërtetën, duke krijuar një iluzion publik, me shpresën se ajo që paraqiste do të bëhej realitet. Ajo pranon mungesën e sinqeritetit në lidhje me jetën private, por rikonfirmon besimin e saj në forcat e një partneriteti të shëndetshëm.
Ky reagim emocional vjen disa muaj pas ndryshimeve të mëdha në jetën e saj personale. Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010 gjatë “Big Brother Albania”. Historia e tyre e dashurisë vazhdoi edhe pas këtij edicioni dhe në vitin 2015 ata u martuan, duke u bërë prindër të tre fëmijëve.
Megjithatë, nëntorin e vitit të kaluar, në një intervistë publike, Neda konfirmoi se ajo dhe Ogreni kishin filluar procesin e divorcit pas rreth dhjetë vjetësh martesë. Me emocione, ajo tregoi se kishte qenë vetë ajo që kishte kërkuar ndarjen, për shkak të një marrëdhënieje që nuk ishte më e shëndetshme dhe për prioritizimin e mirëqenies së fëmijëve.
Në përmbyllje të mesazhit të saj, Neda shprehet se po i afrohet një viti që përballet me versione të ndryshme mbi jetën e saj të re. Ajo shpreh falënderime për publikun për mbështetje, hapësirë dhe dashuri gjatë gjithë kësaj periudhe.



















You must be logged in to post a comment Login