Një grua ka denoncuar në polici se bashkëshorti i saj, i dyshuari, ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre.
Rasti është raportuar në Pejë më 17 gusht. Sipas të dhënave të policisë, ngjarja është evidentuar rreth orës 23:30.
Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Ai nuk është intervistuar nga Policia për shkak se dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ka kaluar në mbajtje.



















You must be logged in to post a comment Login