Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj situatës politike aktuale. Ajo akuzon qeverinë për kapjen e institucioneve dhe përdorimin e tyre për interesa politike.
Çitaku e përshkruan situatën si rezultat të veprimeve të një partie politike që, sipas saj, është “të papërgjegjshme” dhe vepron nën drejtimin e një individi. Ajo pohon se institucioneve u është marrë kontrolli, duke mbajtur shtetin peng dhe përdorur pushtetin në dëm të qytetarëve të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka bërë thirrje për angazhim nga deputetët, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre në Kuvend për të punuar për konstituimin e tij.
“Vendin e keni në Kuvend, aty ku duhet ta materializoni vullnetin e qytetarëve dhe ta konstituoni Kuvendin. Ju presim sot, në orën 11:00, në Kuvend!” ka shkruar ajo.



















You must be logged in to post a comment Login