Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vrau 20-vjeçarin në Ksamil, kush është Sokol Vata – i dënuar për drogë në Angli?

Vrau 20-vjeçarin në Ksamil, kush është Sokol Vata – i dënuar për drogë në Angli?

Personi në foto është Sokrat Vata, 29 vjeç, i dyshuar si autori i vrasjes së Miguel Mendes, një 20-vjeçar francez, në Ksamil të Sarandës.

Sokrat Vata u arrestua në Angli pas dy rasteve të ndjekjes nga policia, të lidhura me trafikimin e kokainës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve, sipas raporteve të A2 CNN.

Më 30 prill, ai u pikas nga policia në Kembrixh duke drejtuar një makinë “Toyota” të vjedhur. Ndërsa u përpoq të largohej, pasagjeri zbriti dhe Vata vazhdoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes, ai hodhi një pako me kokainë në shkurre, por u kap nga forcat e policisë. Në momentin e arrestimit, ia gjetën me vete 560 paund dhe rezultoi pozitiv në testin për drejtimin e automjetit nën ndikimin e drogës.

Në një incident tjetër, më 13 prill në Kent, Vata refuzoi të ndalej përballë urdhrit të policisë dhe përplasi një automjet me targa të klonuara. Brenda automjetit u gjetën qese me kokainë dhe targa. Pas arrestimit, ai u paraqit përpara Gjykatës së Kurorës në Kembrixh, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, si dhe posedim të kanabisit. Ai u dënua me pesë vite burg.

Në lidhje me vrasjen, Policia e Sarandës njoftoi se rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, pranë një lokali në Ksamil, u gjet pa shenja jete 20-vjeçari M. M., i dyshuar se ishte goditur me një mjet prerës. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë një konflikti të motivuar nga arsye të dobëta, Vata ka goditur Mendes-in me thikë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Shërbimet e policisë vazhdojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement