Në ditët e fundit, mungesa e paraqitjeve të përbashkëta të Elijonës dhe Klodit ka ngritur dyshime në rrjete sociale për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tyre.
Reagimi i parë në lidhje me këto aludime ka ardhur nga Olti Curri, i cili ka shpërndarë një fotografi me Klodin nga eventi i fundit i Maison de Parfum Tirana dhe Amouage. Ky aktivitet u zhvillua në jug të Shqipërisë, ndërsa Elijona nuk ishte e pranishme.
Krahas fotos, Olti ka shkruar: “Elijona dhe Klodi janë bashkë si @amouageofficial me @maisondenparfum_tirana dhe @prodanialda”.
Një detaj tjetër që ka rëndësi është se postimi është pëlqyer nga vetë Klodi, gjë që sugjeron se ai e mbështet mesazhin e Oltit dhe mund të zbusë dyshimet për një ndarje nga Elijona.
Çifti ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes që nga historia e tyre në Big Brother VIP Kosova, e cila ka kontribuar në interesin e madh të publikut. Mungesa e paraqitjeve së fundmi kishte mjaftuar për të nxitur hetime nga ndjekësit.



















You must be logged in to post a comment Login