Gjykata Themelore në Ferizaj ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin me inicialet Sh.R., i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”.
Sipas njoftimit nga gjykata, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 16 gusht 2026, në rrugën Ferizaj–Gjilan, i dyshuari ka kryer veprime me karakter seksual ndaj një të miture rreth 14 vjeçare, e cila ndodhej në veturën e tij.
Pas vërejtjes së situatës, e mitura ka kërkuar të ndalet në një pikë të rrugës, ku ka arritur të largohet nga vetura dhe të njoftojë Policinë. Pas kësaj, i dyshuari është arrestuar.
Sipas vendimit të gjykatës, e mitura ka përjetuar frikë, ankth dhe pasiguri, duke kërkuar gjithashtu ndihmë mjekësore.
Pas shqyrtimit të lëndës gjatë seancës dëgjimore, gjyqtarja Fitore Daci Krivanjeva ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit një mujor.
Gjykata njoftoi se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin e tij.



















You must be logged in to post a comment Login