Një trup i djegur, që dyshohet se i përket TikTokeres Sonia Bellina, është gjetur në një zonë me vreshta në Saint-Gilles të Francës.
Raportet sugjerojnë se miqtë e saj të ngushtë kanë pohuar se viktima është Sonia Bellina, e cila kishte më shumë se 250 mijë ndjekës në platformën TikTok.
Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për vrasje, ndërsa pista kriminale po trajtohet me prioritet në fazën fillestare të hetimeve.
Policia dhe Prokuroria janë angazhuar për të sqaruar rrethanat e saktë të vdekjes dhe për të identifikuar ata që mund të jenë përgjegjës.
Identiteti i viktimës pritet të konfirmohet zyrtarisht nga autoritetet kompetente.



















You must be logged in to post a comment Login