Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sulm kibernetik në ueb-faqen Konsumatori

Sulm kibernetik në ueb-faqen Konsumatori

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ueb-faqja e saj zyrtare për konsumatorët, konsumatori.rks-gov.net, ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Sipas njoftimit të publikuar, sulmi është regjistruar pak minuta para shpalljes së lajmit. Në këtë moment, faqja nuk është funksionale. Institucionet përkatëse janë angazhuar në rikthimin dhe normalizimin e saj.

Derisa shërbimet online të jenë të rikthyer, qytetarët që kanë ankesa apo kërkesa në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit mund të kontaktojnë përmes kanaleve alternative.

Për komunikim, qytetarët mund të përdorin:

– Email: konsumatori@rks-gov.net
– Viber: +383 (0) 46 311-000

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpreh falënderime për mirëkuptimin e qytetarëve dhe njofton se do të vazhdojë të ofrojë shërbime përmes këtyre kanaleve deri në rikthimin e faqes zyrtare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement