Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident në KEK, punëtori lëndohet rëndë

Aksident në KEK, punëtori lëndohet rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të Korporatës Energjetike të Kosovës, ku një punonjës ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas njoftimit nga KEK-u, menjëherë pas aksidentit janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për të përballuar situatën.

Për shkak të veprimeve në zhvillim dhe nevojës për të njoftuar familjarët, në këtë fazë nuk janë ofruar hollësi të tjera.

KEK-u ka theksuar se do të ofrojë më shumë informacion me kalimin e kohës, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement