Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë një postim në Facebook, ku ka theksuar se kanë mbetur vetëm 30 ditë deri më 16 shtator. Ky është momenti kur pritet të përfundojë në shkallë të parë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Hamza ka shprehur se pas gjashtë vjetësh paraburgimi, pritshmëritë e PDK-së dhe të qytetarëve të Kosovës janë të qarta: drejtësi dhe lirimi i këtyre individëve.
“Është vetëm 30 ditë deri në 16 shtator, kur do të përfundojë ky proces gjashtëvjeçar të cilin e konsiderojmë të padrejtë, që ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të izoluar në Hagë,” ka shkruar Hamza.
Ai gjithashtu ka përmendur periudhën e gjatë që këta ish-krerë kanë kaluar në paraburgim, larg familjeve dhe vendit të tyre.
Sipas tij, 16 për shtatorin duhet të shënojë një përfundim të këtij kapitulli dhe kthimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Kosovë.



















You must be logged in to post a comment Login