Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Kjo lojë është alibi për zgjedhje”, Ramadani kritikon rolin e Haxhiut (VIDEO)

“Kjo lojë është alibi për zgjedhje”, Ramadani kritikon rolin e Haxhiut (VIDEO)

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar rolin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në zhvillimet e fundit politike.

Në një intervistë për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Ramadani vuri në dukje se Haxhiu nuk është presidente e zgjedhur dhe, për këtë arsye, nuk mund të luajë një rol unifikues në spektrin politik. Ai theksoi se Haxhiu ka një pozicion të kuadruar nga kryetari i partisë, Albin Kurti, duke e quajtur atë më shumë si një ndihmës të shefit sesa një lider të pavarur.

“Albulena Haxhiu është zyrtarisht nën kryesinë e Albin Kurtit në parti. Ajo nuk ka qenë kurrë presidente e zgjedhur, dhe, për pasojë, nuk ka mandatin për të ushtruar një rol unifikues,” deklaroi Ramadani.

Ai gjithashtu u ndal te letra e kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, duke sugjeruar se kjo situatë mund të jetë një pjesë e një gare politike ose një alibi për të çuar vendin në zgjedhje.

“Duket se Vetëvendosje dhe kryetari Albin Kurti kanë vendosur ta dërgojnë vendin në zgjedhje, duke kërkuar vazhdimisht situata për të sulmuar të tjerët si fajtorë,” tha ai.

Deputeti Ramadani theksoi se përgjegjësia për bllokimin e institucioneve është e dukshme dhe, sipas tij, ajo i atribuhet Vetëvendosjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement