Dy gra të moshuara humbën jetën dhe dy foshnja u lënduan si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që shkaktoi moti i keq në veriperëndim të Spanjës.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Manzanedo de Valdueza, pranë Pontevedrës. Shërbimet e emergjencës konfirmuan viktimat, që ishin rreth 60 dhe 80 vjeçe, sipas raportimeve nga Reuters.
Foshnjat e lënduara morën trajtim mjekësor për plagë të lehta.
Në përgjigje të situatës, autoritetet spanjolle kanë vendosur shtatë rajone nën alarm të verdhë për stuhi dhe reshje të dendura. Paralajmërimet për përmbytje vijnë pas disa javësh me temperatura rekord dhe zjarre të shumta në vend.



















You must be logged in to post a comment Login