Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

A flini mbi jorgan për t’u freskuar? Mjekët thonë se është gabim

A flini mbi jorgan për t’u freskuar? Mjekët thonë se është gabim

Gjatë natëve të nxehta, shumë njerëz preferojnë të flenë pa jorgan ose madje edhe sipër tij, duke menduar se kështu do të arrijnë një freskimi më të madh. Megjithatë, ekspertët e gjumit sugjerojnë se kjo strategji nuk mund të jetë zgjidhja më e mirë.

Sipas Dr. Allie Hare, specialistes së mjekësisë së gjumit, një dush me ujë të vakët para gjumit është një opsion më i favorshëm sesa një dush i ftohtë. Ajo thekson se trupi vazhdon të nxehet dhe të djersitet gjatë natës.

Nëse flini plotësisht të pambuluar, lagështia mbetet e grumbulluar në lëkurë dhe dyshek. Kjo mund të krijojë një ndjesi të parehatshme.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e një shtrese të lehtë dhe të ajrosshme, si çarçafët prej pambuku ose liri. Këto materiale janë në gjendje të thithin djersën, të lejojnë qarkullimin e ajrit dhe të ndihmojnë trupin të largojë nxehtësinë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement