Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ndarë një fotografi nga Kuvendi i Kosovës, ku partia e saj po zhvillon një konferencë për media.
Çitaku ka shprehur shqetësimin se dyert e Kuvendit janë të mbyllura për deputetët. Ajo i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe, që seanca konstituive të vazhdojë sot në orën 11:00.
„Dyert e Kuvendit janë të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – kjo është fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!“, ka shkruar Çitaku.
Be the first to comment