Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka publikuar një përditësim zyrtar mbi situatën e zjarreve në territorin e vendit.

Sipas njoftimit, deri në orën 14:00 janë regjistruar gjithsej 12 vatra zjarri. Aktuale mbeten 9 prej tyre, ndërsa 2 janë nën monitorim. Vetëm një vatër është shuar plotësisht.

Për përballimin e kësaj emergjence janë mobilizuar 285 forca operacionale në terren. Këto forca po mbështeten nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe nga dy helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.

<

Në Dajt të Tiranës, vazhdon puna për shuarjen e zjarrit mbi tunelet e Qafë-Mollës, me mbështetje nga 50 efektivë të FA-së dhe dy helikopterë.

Sipas informatave, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Zjarri në rajonin e Priskës, Farkës, Lundrës dhe Gurrës së Madhe është vënë nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat operacionale.

Në Gurë-Lurë, Dibër, aktualisht po zhvillohet një nga operacionet kryesore. Në terren janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 forca të ADZM-së Dibër, 15 efektivë të MZSH-së Dibër, 50 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 2 avionë Air Tractor.

Hapja e korridoreve me fadroma ka ndihmuar në ndalimin e përparimit të zjarrit drejt banesave, duke eliminuar rrezikun për zonat e banuara.

Në Qafë Helmes, Bulqizë-Selishtë, po vazhdon puna me 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA-së. Zjarri nga ana e fshatit Bulqizë është shuar, por vazhdon të jetë aktiv nga ana e Selishtës, pa rrezik për banesat.

Në Krujë, vatra në Abaze mbetet aktive me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është nën monitorim. Po ashtu, në Lufaj të Mirditës po punohet për hapjen e korridoreve ndarëse, për të shmangur çdo rrezik për banesat. Zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement